TURNE
“Kabashi” fitues i turneut në Turqi
11 April, 2021 @10:28
Skuadra e futbollit në kategorinë e veteranëve deri 50-vjet, Kabashi nga Prizreni ka arritur të fitojë turneun e mbajtur këto ditë në Turqi, duke dalë në vendin e parë dhe duke fituar trofeun e garës, Ataturk Bahar Turnuvasi.
Në finale Kabashi mposhti Turkiyemspor përmes penalltive, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me barazim, kurse lojtar më i mirë i turneut dhe njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë u zgjodh Ismail Berisha.
Para kësaj, triumfin në gjysmëfinale të garës ekipit të Kabashit ia siguroi Arlind Kaçaniku me gol nga gjuajtja e lirë, për të mposhtur skuadrën Firtina, 1-0. E nga grupet ata dolën më të mirë se ekipet Mardin, Erciyes e Trabzon.