TEUTA 1-0 PARTIZANI

Foto: KFTeuta/fb
Kampionja e nis me fitore, Partizani dështon nga penalltia
10 September, 2021 @23:44
Teuta e Durrësit, e drejtuar nga shkodrani Edi Martini ka nisur me fitore edicionin e ri të Superiores shqiptare, duke e mposhtur ish-kampionin, Partizani me rezultat minimal në Niko Dovana sot.
Ka qenë sulmuesi maqedonas i durrësakëve, Pepi Georgiev, që ka shfrytëzuar një gabim të portierit të Partizanit, Alban Hoxha, për të sjellë fitoren Djemve të detit, 1-0 [Georgiev 18’].
Ka qenë sulmuesi brazilian Stenio Junior që ka humbur rastin e artë për Partizanin, i cili nga penalltia e gjetur me VAR (për herë të parë e përdorur në Shqipëri) ka dëshutar të barazojë për të kuqtë e Tiranës.
Përpjekjet e mëtutjeshme të ekipit të drejtuar nga Ilir Daja nuk gjetën rrjetën dhe kështu Partizani e nisi me humbje stinorin.