Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKËNDERBEU - PARTIZANI

Karton i kuq e dy penallti, fitores i gëzohet Skënderbeu

Foto: KF Skënderbeu Facebook

Karton i kuq e dy penallti, fitores i gëzohet Skënderbeu


21 January, 2020 @19:21

Në xhiron hapëse të stinorit pranveror në elitën e futbollit të Shqipërisë, Skënderbeu e ka mposhtur Partizanin e Tiranës me rezultat 3-2. Ndeshja e luajtur në Korçë ishte mjaft interesante, duke prodhuar plot 5 gola, dy penallti dhe një karton të kuq.

Goli Telushit on Vidnews.

Telushi i mysafirëve e hapi serinë e golave duke shënuar nga pika e bardhë që në minutën e 7’, ndërkohë që Skënderbeu përmbysi gjithçka para pushimit të pjesës së parë përmes autogolit të Bitrit (43’) dhe golit të Krasniqit në minutat shtesë të pjesës së parë, për të shkuar në pushim pranë shifrave 2-1.

 

Autogoli i Bitrit on Vidnews.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan edhe nga një herë, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin final 3-2 në favor të Skënderbeut. Telushi, autori i golit të parë të Partizanit, e kishe mundësinë të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 74’ të ndeshjes, për ta bërë ndeshjen edhe më interesante, mirëpo në penalltinë e tij të dytë të ndeshjes, ai gaboi.

 

Goli i dytë on Vidnews.

Duhet përmendur që skuadra e Partizanit pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti me një lojtar më pak, me mitrovicasin Rron Broja që u përjashtua nga loja në minutën e 39’ pas dy kartonëve të verdhë.

 

Supergoli i Bregut on Vidnews.

Fitorja e sotme e ngrit Skënderbeun në kuotën e 24 pikëve, ndërkohë që Partizani pas 18 ndeshjeve të luajtura nga 28 pikë dhe ndodhet në mesin e tabelës.

 

Autogoli i Ditës on Vidnews.

Në dy ndeshjet e tjera të ditës në Superioren Shqiptare, Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Flamurtarit të Vlorës, përderisa Laçi mposhti Teutën 0-1.

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore