TRANSFER

Katër transferime te Skënderbeu
11 January, 2021 @21:43
Ish kampioni i Shqipërisë që sivjet po lufton për mbijetesë në Kategorinë Superiore, Skënderbeu, sot ka zyrtarizuar katër përforcime menjëherë.
Vangjel Zguro (27 vjeç, mbrojtës), Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, mbrojtës) janë futbollistët që do ta bartin fanellën e ekipit korçar në vazhdim të kampionatit.
Në njoftimin e Skënderbeut, thuhet se futbollistët në fjalë tashmë i janë bashkuar stërvitjeve me ekipin dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj.