PARA SHORTIT
Këta janë rivalët potencial të korçarëve
5 August, 2015 @23:21
Kundërshtarët potencial të Skënderbeut në Play-Off të Champions League janë: Basel, Celtic, APOEL, BATE dhe Dinamo Zagreb.
Pesë skuadrat në fjalë do të jenë në një vazo, ndërsa pesëshja tjetër do të jetë në vazon e dytë.
Pra 5 skuadrat më mirë të ranguara në UEFA do të ndeshen ndaj atyre 5 më të dobëta.
Prandaj, rival i Skënderbeut pritet të jetë njëri nga 5 bartësit e ChampionsRoute, ku luajnë kampionët e shteteve përkatëse.
Në anën tjetër janë përcaktuar edhe ekipet e League Route, ku takohen jokampionët e ligave.
Edhe aty vlen rregulli i njejtë ku bartësit do të takohen me njërin nga jobartësit në vazo.
Në fund 5 skuadra nga Champions Route dhe 5 të tjera nga League Route do të futen në Champions League 2015/16.
Shorti tërhiqet të premten në mesditë.
SHORTI I PLAYOFFIT:
CHAMPIONS ROUTE Bartësit: | FC Basel 1893 (SUI) 84.875 Celtic FC (SCO) 39.080 APOEL FC (CYP) 35.460 FC BATE Borisov (BLR) 35.150 GNK Dinamo Zagreb (CRO) 24.700 |
||
CHAMPIONS ROUTE Jobartësit: | Maccabi Tel-Aviv FC (ISR) 18.200 FK Partizan (SRB) 14.775 Malmö FF (SWE) 12.545 KF Skënderbeu (ALB) 5.575 FC Astana (KAZ) 3.825 |
||
LEAGUE ROUTE Bartësit: | Manchester United FC (ENG) 103.078 Valencia CF (ESP) 99.999 Bayer 04 Leverkusen (GER) 87.883 FC Shakhtar Donetsk (UKR) 86.033 Sporting Clube de Portugal (POR) 56.276 |
||
LEAGUE ROUTE Jobartësit: | PFC CSKA Moskva (RUS) 55.599 SS Lazio (ITA) 49.102 Club Brugge KV (BEL) 41.440 AS Monaco FC (FRA) 31.483 SK Rapid Wien (AUT) 15.635 |