VITIA 0-0 KIKA

Kika mbetet pa fitore, barazon edhe me Vitinë
25 September, 2021 @19:21
Vitia ka regjistruar barazimin e parë të stinorit në Ligën e Parë Grupi B, duke mbyllur ndeshjen e sotme ndaj Kikës së Hogoshtit pa gola, 0-0.
Futbollistët e trajnerit Ali Osmani kërkuan mjaft fitoren, por nuk e arritën dhe tashmë kanë marrë edhe barazimin e parë, ndërsa pikët i kanë cuar në 4, pas 5 xhirove të para.
Kika në anën tjetër ende është në kërkim të fitores së parë sezonale, ndërsa ka arritur të marrë edhe barazimin e tretë të stinorit krahas dy humbjeve që i ka.
Hogoshtasit mbeten pa fitore ende në Ligën e Parë Grupi B dhe atë do të mëtojnë ta kërkojnë që në xhiron tjetër ndaj Vllaznisë.