VAZHDON

Kika vazhdon edhe një stinor me Pajazitin
24 June, 2023 @20:25
Skuadra e Kikës që garon në Ligën e Parë — Grupi B, Kika, ka bërë të ditur që ka siguruar marrëveshjen me trajnerin e tyre të deritashëm Sadat Pajaziti, edhe për një stinor.
Ekipi nga Hogoshti i Kamenicës, që ka stadiumin në renovim, ka shkruar në njoftim se ka arritur marrëveshjen me Pajazitin edhe për stinorin 2023/24. Të dyja palët janë shprehur që të jenë të kënaqura me marrëveshjen dhe me vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një stinor.
Ndërkaq, në fund Kika ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë edhe risi tjera në ekip.◼️