Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Klubi i futsallit Mitrovica ndërron emrin, bëhet Trepça Futsal

Klubi i futsallit Mitrovica ndërron emrin, bëhet Trepça Futsal


29 May, 2021 @14:49

Klubi i futsallit Mitrovica, i cili është themeluar në vitin 2007, tani e tutje do të quhet FC Trepça Futsal.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta ndërrojnë emrin dhe llogon e ekipit, duke u quajtur me emrin simbol të klubeve sportive nga qyteti i Mitrovicës.

Në një njoftim të klubit, është thënë se këto ndryshime nuk do të ndikojnë edhe në përbërjen e lojtarëve, që kryesisht do të mbetet i njëjtë, ndërkaq së shpejti do të bëhet edhe riorganizimi i kryesisë dhe i stafit të klubit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar klubi i futsal MITROVICA ju njofton se në koordinim dhe pajtim me kryesin stafin lojtarët kemi vendosur që klubit të ja ndrojmë emrin në TREPÇA.
Së bashku si klub do i kalojmë të gjitha aktivitetet me emrin Trepça Futsal.
Një faleminderim i veçantë për të gjithë kontribuesit në ekip dhe shpresojmë që së bashku të vazhdojmë me angazhim dhe seriozitet që klubit të ecën drejt objektivës - në SUPERLIGËN e Kosovës në FUTSAL.
Po ashtu ju njoftojmë që pothuajse të gjithë lojtarët e klubit Mitrovica do mbeten t’i mbrojnë tash ngjyrat e klubit TREPÇA.
Klubi Trepça po ashtu ka ndërruar edhe llogon e klubit me të cilën do praqitet në garat zyrtare të organizurara nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Klubit po ashtu është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
Ftojmë të gjithë donatorët e mundshëm të na bashkëngjiten të na ndihmojnë në forma të ndryshme.
Së shpejti do ju njoftojmë me kryesinë, stafin dhe lojtarët e klubit. Si dhe me sponzorat e mundshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga