PARA PARISIT

Foto:
Me Leon gjithçka është e mundur
10 March, 2021 @12:43
Pavarësisht rezultatit të thellë të parisienëve kundër Barcelonës (1-4), për trajnerin holandez rikthimi nuk është i pamundur.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Koeman tha se blaugranët do të mbështeten te Leo Messi, por pret performancë të mirë nga gjithë ekipi.
“Nëse Leo është i aftë të luajë një nga lojërat e tij më të mira, gjithçka është e mundur. Ai mund të vendosë një lojë në çdo moment. Por Messi nuk mund të jetë i vetmi në krye të lojës së tij, të gjithë duhet të jenë”, tha Koeman.
Barcelona ka udhëtuar në Paris pa dy qendërmbrojtësit Pique dhe Araujo të lënduar, ndërsa Parisi do të jetë pa ylli e skuadrës Neymar Jr.
Ndeshja në mes Paris Saint Germain dhe Barcelona zhvillohet sot në orën (21:00).