Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI SHPËTON ME PIKË NË MITROVICË

Koliçi shpëton Gjilanin, ‘89-shi humb raste që mund t’i kushtojnë shumë

Foto: KFTrepça'89/ fb

Koliçi shpëton Gjilanin, ‘89-shi humb raste që mund t’i kushtojnë shumë


30 April, 2023 @19:58

Njëri ndër portierët më të mirë të Superligës, Enea Koliçi, ka qenë vendimtar për nxjerrjen e pikës së Gjilanit në ndeshje të vështirë të luajtur në Riza Lushta ndaj Trepçës’89.

Të dyja skuadrat patën raste për shënim, por në pjesë të dytë ekipi mitrovcas shumë më konkrete dhe më afër shënimit, që vetëm falë Koliçit në portë mbetën të pakonkretizuara për ekipin e Shpëtim Idrizit.

TABELA AKTUALE

Në fund, Trepça’89 0-0 Gjilani, për tu ndarë pikët kurse sa i përket renditjes aktuale mitrovicasit në të tetin vend me 34 pikë nga 31 ndeshje (pozitë që dërgon në barazh për rënie/mbetje në Superligë), e Gjilani i treti i qetë me 47 pikë nga 31 ndeshje (pozitë që siguron daljen në Ligë të Konferencës).

Trepçën’89 e pret derbi për mbijetesë në xhiron e radhës ndaj Malishevës, ndërsa Gjilani pret Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga