Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMTARJA

Konfirmohet barazhi: Malisheva-Vushtrria

Konfirmohet barazhi: Malisheva-Vushtrria


22 May, 2022 @17:50

Me ndeshjet e sotme të posa përfunduara në Superligë, është konfirmuar edhe ndeshja e barazhit - vendimtare për Superligë 2022/23 - që do të luhet në mes të Malishevës së drejtuar nga Arsim Thaçi dhe Vushtrrisë së drejtuar nga Samuel Nikaj.

Dueli është përcaktuar më herët të luhet në Zahir Pajaziti të Podujevës, ndërsa do të zhvillohet të shtunën më 28 maj me fillim prej orës 15:00.

Malisheva kishte rastin që sot të shpëtonte nga ky duel, por pasi që nuk arriti ta mposhtte Dukagjinin në shtëpi, tashmë Superligën 22/23 duhet ta kërkojë në një finale ndaj Vushtrrisë.

E këta të fundit të shtunën e 21 majit mposhtën Lirinë në barazhin e Ligës së Parë, për të siguruar këtë ndeshje. Vushtrria mposhti Lirinë pas penalltive, 5-3, pasi që ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga