Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORJA

Kosova - Burkina Faso, në Prishtinë

Kosova - Burkina Faso, në Prishtinë


18 February, 2022 @16:04

Kosova ka aranzhuar edhe miqësoren e dytë për muajin e ardhshëm. Në “Fadil Vokrri” do të zbarkojë gjysmëfinalistja e Kupës së Kombeve të Afrikës, Burkina Faso, ndërsa ajo do të luhet pesë ditë para miqësores së aranzhuar më herët, ndaj Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur që ka marrë konfirmimin për këtë miqësore sot, ndërsa ka kujtuar edhe fitoren e shënuar ndaj tyre, zhvilluar në mars të vitit 2018 kur Kosova kishte fituar 2-0, ekipin e pakompletuar të afrikanëve.

Në anën tjetër Kosova ende nuk ka zyrtarizuar një përzgjedhës të kombëtares që prej shkarkimit të Bernard Challandesit më 13 tetor 2021, kurse ka hyrë në muajin e pestë pa u dakorduar me një të tillë, përkundër përfoljeve të emrave të shumtë përgjatë muajve të kaluar.



MIQËSORET E MARSIT:

Prishtinë, 24 mars 2022: Kosova - Burkina Faso
Zurich, 29 mars 2022: Zvicra - Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga