Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA 1-1 ISHUJT FAROE

Kosova eksperimentale nuk arrin t’i mposht as Ishujt Faroe

Foto: FFK

Kosova eksperimentale nuk arrin t’i mposht as Ishujt Faroe


19 November, 2022 @19:35

Edhe miqësorja e dytë e nëntorit e Kosovës eksperimentale të drejtuar nga Alain Giresse ka përfunduar me barazim. Dardanët me lojtarë të rinj në skuadër nuk kanë arritur të kapin më shumë sesa një barazim edhe ndaj Ishujve Faroe sonte, njëjtë sikurse tri natë më parë ndaj armenëve, kur barazuan 2-2.

Dominimi i Kosovës në fushë nuk u shfaq në gola, ndërsa raste konkrete kishte shumë pak. Një predhë e Uran Bislimit i dha epërsinë Kosovëës në minutën e 64 të ndeshjes, por edhe ajo u neutralizua kur në daljen e parë të ishullorëve ata shënuan përmes zëvendësuesi Stefan Radosavljevic që shënoi 13 minuta para fundit të takimit për përfundimtaren, Kosova 1-1 Ishujt Faroe [Uran Bislimi 44 - Stefan Radosavljevic 77].

Kosova Xi

Për Bislimin ka qenë goli i parë me Kosovën, ndërsa në 11-shen e parë Giresse kësaj radhe futi tre lojtarë të Superligë, të tre nga Ballkani. Deri në fund të ndeshjes ai bëri edhe dy zëvendësime, duke i dhënë rast Muharrem Jasharit dhe Lirim Kastratit (sulmues), që kishin nisur në 11-she ndeshjen ndaj Armenisë.

Me këtë ndeshje, Kosova mbyll vitin 2022 sa i përket dueleve dhe tashmë besohet që Giresse të ketë të qartë në çka mund të llogarisë për kualifikimet e radhës që nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Topalli Jetmir run w ball @ KosovaFaroeIslands nov2022

E në tribuna, shumë pak “Dardanë” të vërtetë me biletat e paguara.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kosova