Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GUINEA - KOSOVA

Kosova me rezultat zhgënjyes përballë Guinesë

Kosova me rezultat zhgënjyes përballë Guinesë


8 June, 2021 @18:02

Përfaqësuesja e Kosovës është ndarë me rezultat zhgënjyes nga ndeshja e sotme miqësore përballë shtetit afrikan, Guinea.

Në këtë ndeshje dardanët u paraqitën me ekipin B, të përbërë nga lojtarë që rrallë herë janë të ftuar në ekipin A, duke përfshirë këtu edhe shumë lojtarë të Superligës.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë heshtja u thye në minutën 60’ me golin e shënuar nga sulmuesi Moustapha Kouyate.

Vetëm gjashtë minuta më vonë Guinea e gjeti edhe golin e dytë nga penalltia, ku sulmuesi i skuadrës Almaty nga Kazakistani, Jose Kante, e mposhti portierin Visar Bekaj për herë të dytë në ndeshje për 2-0.

Kosova golin e nderit e shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë (90’+3) nëpërmjet zëvendësuesit, Arb Manaj, për rezultatin përfundimtar 1-2.

Me ekipin B, Kosova do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore pas 3 ditësh përballë përfaqësueses së Gambisë.

Në këtë ndeshje për Kosovën u paraqitën: Visar Bekaj; Bajram Jashanica (Lavdrim Hajrulahu), David Domgjoni, Destan Bajselmani, Armend Thaqi; Rron Broja (Muharrem Jashari), Florian Loshaj, Arbër Hoxha (Liridon Balaj), Donat Rrudhani (Blend Baftiu), Jetmir Topalli (Mersim Asllani); Mirlind Daku (Arb Manaj)


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja