GJERMANIA U21 - KOSOVA U21
Kosova ndëshkohet në fundin e pjesës së parë
5 September, 2017 @19:51
Përkundër faktit që Gjermania është favorite absolute në këtë takim, përfaqësuesja e Kosovës U21 është mbajtur shumë mirë dhe ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë.
Skuadra e Rafet Prekazit u ndëshkua në fundin e pjesës së parë, moment në të cilin Eggestein i vendasve shënoi me të djathtën nga pak metra jashtë zonës.
Pas 45 minutave në Osnabruck, Gjermania 1, Kosova 0.