PARA NDESHJES KOSOVA - FINLANDA
Kapiteni i Finlandës me fjalë të mira për Kosovën
5 September, 2017 @15:35
Kur jemi pak orë para ndeshjes Kosovë - Finlandë, le të shohim pak nga deklaratat e kampit kundërshtar në lidhje me Kosovën.
Ashtu si shumica e opinionistëve të futbollit finlandez, edhe kapiteni i përfaqësueses skandinave, Teemu Pukki, ka deklaruar që Kosova nuk është kundërshtar i lehtë.
“Jam bashkëlojtar te Brondby me Besar Halimin dhe e di stilin e lojtarëve kosovarë. Ata e kërkojnë vazhdimisht topin dhe të njëjtën metodë e përdor edhe përfaqësuesja e tyre. Kur nuk e kanë topin, janë më pak të rrezikshëm, sepse zakonisht kërkojnë të ndërtojnë lojë me posedimin nga ana e tyre.
Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe duhet ta shfaqim dëshirën tonë për fitore.”- përfundoi Pukki, kapiteni i Finlandës.
Ndeshja Kosovë- Finlandë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.