SHQIPËRIA U21
Shqipëria U21 fiton në Islandë, ngjitet e dyta
4 September, 2017 @20:56
Në takimin e vlefshëm për kualifikimet drejt kampionatit evropian të vitit 2021 për grupmoshat U21, Shqipëria e ka mposhtur Islandën me rezultat 2-3.
Takimi ishte mjaft interesant dhe prodhoi 5 gola, ndërsa fitorja e Shqipërisë erdhi nga golat e Abazajt (2) dhe Durmishaj (1).
Kjo fitore bën që Shqipëria U21 të ketë 4 pikë pas 3 ndeshjeve të para në grup dhe momentalisht ndodhet e dyta, duke bërë kështu që lufta për një kualifikim në kampionat evropian të vazhdojë.
Ndeshjen e ardhshme të rinjtë e Shqipërisë e luan më 10 tetor ndaj kundërshtarit të njëjtë, Islandës, por kësaj radhe ndeshja zhvillohet në Shqipëri.