JASHARI, PARA NDESHJES
Muharrem Jashari: Do të bëjmë më të mirën
4 September, 2017 @15:14
I rikthyeri te Kosova U21 pas lëndimit në ndeshje ndaj Norvegjisë U21, Muharrem Jashari, para ndeshjes ndaj Gjermanisë U21 ka thënë se ekipi i Kosovës do të bëj më të mirën e mundshme, përkundër forcës së rivalit.
“Jam rikthyer në stërvitje dhe gjithçka ka shkuar mirë. Lëndimi nuk ka qenë aq serioz sa e kam menduar dhe besoj se do të jem plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Gjermanisë. Të gjithë jemi maksimalisht të përqendruar në sfidën e së martës. Tashmë e kemi lënë prapa atë që kemi arritur me Norvegjinë dhe synimi ynë është që të bëjmë paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e radhës. E dimë se kemi punë të vështirë, por shpresojmë të bëjmë më të mirën e mundshme,” ka thënë Jashari para ndeshjes që zhvillohet nesër në Osnabruck të Gjermanisë.