GRUPI B: LETONIA-ZVICRA
Me 5 shqiptarë startues, Zvicra arrin 8 fitore radhazi
3 September, 2017 @22:37
Përfaqësuesja e Zvicrës është shumë afër kualifikimit në Kampionatin Botëror Rusia 2018, me performancën që po tregon.
Helvetikët kanë arritur të shënojnë edhe fitoren e tetë nga tetë ndeshje të zhvilluara në Grupin B kualifikues për Botërorin Rusia 2018.
Sonte, viktimë e zviceranëve, që startuan me 5 shqiptarë (Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi) ka qenë Letonia që u mposht 0-3 në fund.
TABELAT AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Xhemaili dështoi të shënonte një penallti, mirëpo më pas ai ndreqi gabimin duke shënuar golin e dytë dhe të sigurisë në fitoren e radhës për Zvicrën.