GRUPI G: SPANJA - ITALIA
Spanja deklason Italinë, kryeson e vetme
2 September, 2017 @22:27
Në ndeshjen historike të legjendës Buffon, i cili sot e arriti paraqitjen e 170 me Italinë, duke u bërë lojtari evropian me më shumti paraqitje zyrtare për një përfaqësuese, Spanja e ka deklasuar me rezultat 3-0 Italinë.
Dy golat e Iscos i dhanë Italisë epërsinë 2-0 pas pjesës së parë, kurse për 3-0 u përkujdes Alvaro Morata i inkuadruar nga banka rezervë.
Kjo fitore e mban të vetme në krye të grupit përfaqësuesen e Spanjës, ndërsa siç dihet në këtë grup ndodhet edhe Shqipnia, e cila sonte e mposhti Lihtenshtajnin me rezultat 2-0.
Gjithashtu, duhet përmendur fakti që kjo është humbja e parë e Italisë në një ndeshje kualifikuese që nga viti 2006. Në këtë periudhë 11-vjeçare italianët kanë kaluar 59 ndeshje radhazi pa humbje.