SHQIPËRIA-LIHTENSHTAJNI
Roshi dhe Agolli sjellin fitoren për Panuccin
2 September, 2017 @19:52
Kombëtarja shqiptare ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë në Grupin G kualifikues, për të ngritur kuotën e pikëve në 12, duke e mposhtur Lihtenshtajnin sonte në Elbasan, 2-0.
Pas pjesës së parë shterpe, përkundër dominimit në çdo cep të fushës, ka qenë një shut i Migjen Bashës drejt portës kundërshtare, që u devijua nga Odise Roshi për zhbllokim rezultati, 1-0.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Më pas, sulmet kuqezi vazhduan derisa kapiteni Ansi Agolli me një veprim mashtrues, shënoi me të djathtën për të vulosur fatin e takimit, 2-0.
Eros Grezda për herë të parë luajti në 11-shen e parë të ekipit, ndërsa sonte përveç trajnerit debutues Christian Panucci, debutoi edhe Valon Ahmedi, si zëvendësues në 5 minutat e fundit të ndeshjes.
Shqipëria tash përgatitet shpejt, për udhëtimin e radhës 3 ditë pas, në Maqedoni.