PJESA E PARË: SHQIPËRIA-LIHTENSHTAJNI
Dominim total, por pa gol
2 September, 2017 @18:53
Shqipëria ka nisur epokën me Christian Panuccin në krye të saj. Furrishëm kanë filluar kuqezinjtë sot ndeshjen, me sulme të organizuara nga të katër anët.
Mirëpo, ajo që po brengos është se kur topi po futet në 16 metërshin kundërshtar, rastet konkrete s’po krijohen por tollovi para portës së mysafirëve, që po vështirëson edhe mundësinë për shut dhe rrjedhimisht edhe gol.
TABELAT AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Mbi 75% qe dominimi me posedim në fushë për kuqezinjtë, por 45 minutat e para përfundojnë pa gola, 0-0.