NDËRKOHË NË UEFA
Trajnerët e nivelit të lartë, ndajnë idetë me UEFA-në
3 September, 2017 @21:44
Ditë më parë në Nyon të Zvicrës, në kuadër të ditëve të pushimit për klube, kur luajnë reprezentacionet, në zyret e UEFA-së trajnerët e ekipeve elite të futbollit europian janë mbledhur për të diskutuar gjëra që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit në të ardhmen.
Lista e trajnerëve ka qenë ndër të tjera edhe kjo: Massimiliano Allegri (Juventus), Rafael Benítez (Newcastle United), Eduardo Berizzo (Sevilla), Sergio Conceição (Porto), Unai Emery (Paris Saint-Germain), Leonardo Jardim (Monaco), José Mourinho (Manchester United), Ernesto Valverde (Barcelona), Louis van Gaal, Rui Vitória (Benfica) dhe Zinédine Zidane (Real Madrid).
“Ka gjithmonë çka të mësohet nga këto takime. Këtu ka aq shumë trajnerë me arritje të ndryshme, historike, sa që çdonjëri ka çka të tregojë,” ka qenë opinioni i Massimiliano Allegrit për takimin.
Njejtë, aty kanë qenë edhe ish-yjet e futbollit si Xabi Alonso, Leonardo, Peter Schmeichel, Clarence Seedorf, Dejan Stankovic, David Trezeguet dhe Javier Zanetti - që kanë punuar në promovimin, rregullat dhe rregulloret e futbollit.