KROACIA-KOSOVA
Humbje minimale e Kosovës nga Kroacia
3 September, 2017 @15:59
Përfaqësuesja e Kosovës përkundër paraqitjes së mirë të treguar sot në stadiumin Maksimir të Zagrebit, nuk ka arritur të dalë nga fusha pa humbje.
Një krosim nga gjuajta e lirë e superyllit të Real Madridit, Luka Modric, ka gjetur kokën e mbrojtësit Domagoj Vida, plotësisht të lirë në zonën e 5 metërshit, derisa kapiteni Samir Ujkani shikonte trajektoren e topit, që hynte për 1-0 përfundimtare.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Kroacia me këtë fitore merr lidershipin e Grupit I kualifikues, ndërsa Kosova mbetet e fundit në Grupin I me një pikë të vetme, që nga ndeshja e parë e zhvilluar.
Dueli i radhës, pasnesër më 5 shtator, Kosova pret Finlandën në Shkodër.
Dinagoj Vida Goal HD - Croatia 1-0 Kosovo 03… by riqezi
DEKLARATA:
“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë. Jemi ballafaquar me një ekip të fortë dhe e kemi ditur se nuk do të kemi shumë raste. Ishte loja më e mirë e jona në aspektin kolektiv dhe mjaft e disiplinuar në aspektin e mbrojtjes. Është e dhimbshme që pësuam gol në 15 minutat e fundit, por në futboll shumë gola bien pikërisht në këtë periudhë. Mbase ka ndikuar edhe humbja nga ndeshja e parë prej 6:0 dhe e kemi ditur nuk ka vend për kalkulime. Në aspektin organizativ ishte pak e rëndë sepse sot në orën 9 e morëm lajmin se do ta luajmë vazhdimin e ndeshjes. Sot ne duhet të udhëtojmë për Tiranë dhe pas dy dite kemi ndeshjen e radhës në Shkodër. Është pak e vështirë për ne, pasi edhe udhëtimet e bëjnë të veten. Sidoqoftë ekipi jonë është i ri dhe çdo ditë po bëhet më i mirë dhe po fiton në përvojë," - ALBERT BUNJAKI | |||
“Ishte një ndeshje e vështirë, por të rëndësishme janë tri pikët dhe për këtë duhet të jemi të kënaqur, sidomos për faktin se këtë ndeshje e kemi luajtur në dy ditë. Të luash dy ditë të njëjtën ndeshje kundër një kundërshtari shumë mirë të organizuar nuk është e lehtë. Sikur të shënonim gol më herët do të ishte më e lehtë, por mendoj se deri te fitorja erdhëm me meritë. Nesër udhëtojmë për Turqi që po ashtu do të jetë një ndeshje e vështirë. Tash jemi në pozitën e parë, por ende nuk e kemi siguruar kualifikimin. Kosova ka një ekip shumë perspektivë”, - ANTE CACIC |