SHPRESAT PARA DUELIT TË VËSHTIRË
U21 vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Gjermanisë
4 September, 2017 @15:06
Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen kundër Gjermanisë, që zhvillohet të martën në Osnabruck.
Seanca e djeshme stërvitore ka qenë e lehtë dhe më shumë relaksuese, duke pasur parasysh angazhimin e madh të futbollistëve në ndeshjen kundër Norvegjisë, si dhe lodhjen nga udhëtimi, por nuk është lënë anash puna në aspektin tekniko-taktik.
Në seancën e sotme ka stërvitur edhe Muharrem Jashari, i cili ishte lënduar në ndeshjen e së premtes, derisa Arian Kabashi ka bërë ushtrime i diferencuar nga grupi tjetër i futbollistëve, pasi ende nuk i është sanuar plotësisht nga lëndimi dhe stafi mjekësor po përkujdeset që ai të aftësohet për lojë.
Kosova U21 nga 3 ndeshjet e para në Grupin 5 kualifikues për Europianin e të rinjëve, ka shënuar 2 fitore dhe 1 humbje.