KOSOVA U21
Prekazi: Gjermania favorit, por do e japim maksimumin
4 September, 2017 @21:04
Një ditë para ndeshjes që Kosova U21 e luan si mysafire e Gjermanisë, kjo ishte deklarata e përzgjedhësit Rafet Prekazi, njofton faqja zyrtare e FFK-së:
“Gjermania është favorite dhe kjo nuk diskutohet. Problemet që kemi pasur me lëndime dhe me zhvillimin e dy ndeshjeve brenda një kohe kaq të shkurtë na shkaktojnë telashe dhe nuk e di sa do t’ia arrijmë qëllimit që ta mbajmë ritmin që patëm në ndeshjen kundër Norvegjisë, por për një gjë jam i sigurt, këta djem do ta japin mbi 100 përqindëshin e tyre në fushën e gjelbër nesër.
Kosova pak ditë më parë shënoi fitore ndaj Norvegjisë U21 me rezultat 3-2 në takimin e luajtur në Mitrovicë, ndërsa ndeshja që luhet nesër parashihet të jetë mjaft e vështirë.