PËRKRAHJA
Tifozat Kuq e Zi nisen drejt Strumicës
5 September, 2017 @9:22
Adhuruesit e kombëtares shqiptare në futboll, Tifozat Kuq e Zi, kanë postuar këtë fotografi në rrugë për Strumicë, ku në stadiumin Mladost sonte kuqezinjtë ndeshen me Maqedoninë.
Shqipëria ka mposhtur Maqedoninë në duelin e parë kualifikues në Grupin G drejt “Rusia 2018” në ndeshjen që kishte zgjatur dy ditë, pasi që ishte ndërprerë nga shiu dhe kishte vazhduar të nesërmen, 2-1.
TABELAT AKTUALE DREJT RUSIA 2018
Aktualisht, kuqezinjtë kanë 12 pikë nga 7 ndeshje, ndërsa Maqedonia 6 pikë nga po aq ndeshje.
Së fundi, Shqipëria mposhti Lihtenshtajnin 2-0, ndërsa Maqedonia Izraelin si mysafir, 0-1 dhe atë për herë të parë në histori të vendit.
Përndryshe, Tifozat Kuq e Zi, janë duke i bojkotuar ndeshjet e kombëtares si vendas, për shkak të dhunës që po u shkakton policia shqiptare para dhe gjatë ndeshjeve, ndërsa si mysafirë - kudo që është Shqëipëria, në të shumtën e rasteve ata janë aty.