Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RENDITJA - SHTATOR 2020

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFA-së

Foto: FFK

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFA-së


17 September, 2020 @15:01

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar një rënie të lehtë në renditjen mujore të FIFA-së, pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Një barazim me Moldavinë dhe humbja ndaj Greqisë në shtëpi ka bërë që skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes të bie nga pozita e 115 në pozitën e 116 të kësaj liste.

Mbi Kosovën ka dalë Korea Veriore, që ka shënuar ngritje për një pozitë.

Në anën tjetër, në TOP shtetet për futboll sipas FIFA-së nuk ka pasur ndërrime në TOP 4, që vazhdon të jetë e pushtuar nga Belgjika e para, Franca, Brazili e Anglia.

Ndërsa Portugalia ka kërcyer në pozitë të pestë pas fitoreve të rëndësishme të shënuara në Ligë të Kombeve, duke u ngritur për dy pozita.

TOP 10-shen e renditjes së FIFA-së e mbyllin Uruguaji në pozitë të gjashtë, Spanja, Kroacia, Argjentina dhe Kolumbia e dhjeta.


 
Të gjitha lajmet nga