Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURNE VETERANËSH PËR DITËN E PAVARËSISË

Kosova, Shqipëria e Greqia në turneun e veteranëve për 17 shkurt

Foto: FFK

Kosova, Shqipëria e Greqia në turneun e veteranëve për 17 shkurt


Teksti: FFK

15 February, 2022 @11:34

Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë.

Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.

Pas turneut për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të shtrohet një drekë e përbashkët.

Orari i ndeshjeve:

Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).
Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).


 
Të gjitha lajmet nga Kosova