Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA TAKIMI

Kosova - Shqipëria, miqësore

Kosova - Shqipëria, miqësore


Teksti: FBK

12 April, 2016 @20:54

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), i prirë nga sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani të martën është pritur në një takim zyrtar në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), nga sekretari i përgjithshëm, Leart Hoxha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FBK-së.

Në këtë takim është diskutuar për bashkërenditjen e aktiviteteve gjatë verës, duke filluar nga aranzhimi i ndeshjeve miqësore për Përfaqësueset e kategorive të reja dhe të seniorëve në të dyja gjinitë, e deri tek mundësia e organizimit të seminareve të përbashkëta për gjyqtarë e trajnerë, si dhe aktivitete të tjera garuese dhe teknike.

“Në takim jemi dakorduar për terminet për të gjitha kategoritë e Përfaqësueseve dhe për të dyja gjinitë. Terminet do të bëhen publike në ditët e ardhshme, por me Përfaqësuesen A do të luajmë së paku 1 herë në terminet e hapura në muajin gusht. Po ashtu kemi rënë dakord për aranzhim të seminareve të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe për fillimin e një programi të të dyja shteteve për licencim të trajnerëve, për të cilin do të kërkohet mbështetje materiale dhe teknike nga FIBA, por edhe nga federatat mike”,
ka deklaruar pas takimit Leart Hoxha, sekretar i përgjithshëm i FBK-së.

Duhet theksuar se Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë gara në të njëjtin grup me Përfaqësueset e U-20 në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet prej 15 deri më 24 korrik në Chalkida të Greqisë. Në Grupin C, përveç Kosovës dhe Shqipërisë do të garojnë edhe nikoqiri, Greqia, pastaj Britania e Madhe, Holanda dhe Irlanda.


TE SIGAL PRISHTINA

Abukar MVP i stinorit

Balkan League

Abukar MVP i stinorit

12/04/16 @ 20:14

RENOVIM

Ndërrim i formatit në Euroleague

Euroleague

Ndërrim i formatit në Euroleague

12/04/16 @ 16:35

FATI NË DORË

Harden-Howard deri në Play-Off

NBA

Harden-Howard deri në Play-Off

12/04/16 @ 08:50

LEBRON JAMES

Vulosen në vend të parë

NBA

Vulosen në vend të parë

12/04/16 @ 08:38

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21

23-shja e DRITËS

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

22/07/23 @ 16:15

PRIZREN

Altin Sylejmani kalon te Liria

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Altin Sylejmani kalon te Liria

22/07/23 @ 15:58

FEDERATA NJOFTON

Projekti i fushave: Në Zhur e Dragash, përfundon faza e parë

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Projekti i fushave: Në Zhur e Dragash, përfundon faza e parë

21/07/23 @ 11:43


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga