Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Kosova U17 barazon me Bullgarinë U17

Kosova U17 barazon me Bullgarinë U17


15 April, 2021 @0:05

Përfaqësuesja e Kosovës U17 sot ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Sofje, ku është takuar me përfaqësuesen e Bullgarisë U17.

Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola, 0-0.

Të dyja ekipet shfaqën lojë të hapur dhe me nga dy raste të mira secila, por nuk u treguan efikase para portave. Gjithsesi, paraqitja dhe angazhimi i djelmoshave të rinj dardanë ka qenë në nivelin e duhur, aq më parë kur dihet se kjo ishte ndeshja e parë e kësaj gjenerate.

Dardanët do të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore pas dy ditëve (16 prill) me Bullgarinë U17 në ora 11:00 me kohën lokale të Sofjes.

Për përzgjedhësin Arsim Abazi dhe lojtarët e përfaqësueses ky grumbullim është vlerësuar i mirëseardhur, duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitetet e grupmoshave të reja.

Kosova u paraqit me këtë përbërje: Altin Gjokaj, Drin Bajraktari, Edon Gashi, Bleron Hashani, Alpi Shahini, Igball Jashari, Diard Berila, Armos Merlaku, Erion Kajtazi, Aridon Racaj dhe Arjol Bllaca. U inkuadruan edhe: Argjend Kadriu, Leon Rashica, Erion Mala, Elmedin Rama, Amar Shala, Erald Ajeti, Edvin Hodolli,


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja