KOSOVA U17

Kosova U17 fiton, kalon në Elite Round
12 October, 2021 @17:30
Me sukses e ka mbyllur grupin e saj të fazës së parë kualifikuese Kosova U17!
Sot Kosova U17 i mposhti Ishujt Faroe U17 me rezultat 1-0, për ta kaluar kështu fazën e parë kualifikuese dhe për ta arritur atë të dytën, fazën Elite Round, në rrugë drejt Kampionatit Evropian për grupmoshat U17.
Ndeshja e luajtur sot në Austri përfundoi me fitoren minimale të Kosovës falë golit të futbollistit Arjol Bllaca (59’).
Rreth 10 minutat e fundit Kosova i luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që mbrojtësi Ali Shahini u përjashtua me karton të kuq, por kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit.
Si lider i grupit të Kosovës në Elite Round do të kalojë Sllovenia U17, kurse Kosova do të kualifikohet nga vendi i dytë. Në vendin e tretë grupin e mbyllë Austria, e në fund e mbyllin Ishujt Faroe.
Normalisht, në fazën e dytë kualifikuese Kosovën U17 e pret punë më e vështirë, por kjo nuk do të jetë hera e parë që Kosova U17 është aty, pasi që këtë fazë e ka arritur edhe më herët.