Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELITE ROUND

Kosova U19 përkundër angazhimit, mposhtet nga Spanja U19

Fotot: FFK

Kosova U19 përkundër angazhimit, mposhtet nga Spanja U19


Teksti: FFK

24 March, 2024 @0:11

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje nga Kombëtarja e Spanjës e kësaj grup moshe me rezultat 2:1 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” të Sllovenisë.

Ndonëse Dardanët patën paraqitje të mirë, fati nuk ishte në anën e tyre.

Pjesa e parë filloi me mundësi për Spanjën e cila në minutën 34 realizoi gol përmes Daniel Munoz i cili e kaloi në epërsi skuadrën vendëse për 1:0 rezultat me të cilin edhe u përmbyll pjesa e parë.

Dren Dobruna

Në të mirë të kundërshtarit nisi edhe pjesa e dytë. Në minutën e 50-të, Spanja thelloi epërsinë për 2:0 përmes futbollistit Pol Fortuni.

Më pas përzgjedhësi Adil Maliqi aplikoi disa zëvendësime me ç ‘rast futi në lojë futbollistët Adam Hasani, Arianit Fazlija dhe Lirim Jasharin në vend të Igball Jasharit, Dior Gërbovcit dhe Elvir Gashijanit derisa më vonë mundësi i dha edhe Elmedin Ramës në vend të Diamant Lokajt.

Golin e shumë kërkuar, Kosova e gjeti në minutën e 77-të kur Eliot Bujupi shënoi për 2:1, rezultat me të cilin në fund përfundoi takimi.

Dardanët luftuan me shumë përkushtim por mbrojta e Spanjës nuk lejoi që rezultati të barazohej.

Kosova U19

Përzgjedhësi Adil Maliqi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve derisa pohoi se përballë një kundërshtari të fortë siç është Spanja ishte e vështirë.

“Jam shumë krenar me djemtë dhe me paraqitjen e tyre, kemi bërë një lojë fantastike sot ku kemi pasur më shumë raste se Spanja. Jemi ndeshë me një kundërshtarë të jashtëzakonshëm individualisht dhe një cilësi të tillë nuk e kemi parë deri sot. Ata kanë një vlerë milionëshe por ne u kemi bërë ballë me futboll duke refuzuar të mbrohemi. Kemi luajtur futboll atraktiv, kemi krijuar shumë raste dhe kjo më mbanë në shpresë sepse të luash ndaj një kundërshtari të tillë si Spanja, rritesh. Të martën do të luajmë për fitore, do të japim gjithçka dhe nëse fitojmë dhe gjithçka shkon ashtu siç duam ne, do të kemi gjasa edhe të kualifikohemi.” shtoi ndër të tjera përzgjedhësi Maliqi.

Ndeshjen e tretë në kuadër të turneut kualifikues, Kosova U19 e zhvillon kundër Sllovenisë të martën më 26 mars nga ora 12:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava” në Slloveni.

TABELA AKTUALE e Grupit 1:

1. Spanja 4 pikë,
2. Kosova 3 p.,
3. Austria 3p.,
4. Sllovenia 1p.

 


 
Të gjitha lajmet nga