KOSOVA U21

TOPSPORTI / ARKIV
Kosova U21, Albert Bunjaki publikon të ftuarit
15 March, 2022 @19:53
Kosova U21 këtë muaj do t’i luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.
Të dyja ndeshjet Kosova U21 këtë muaj i zhvillon ndaj Sllovenisë.
Albert Bunjaki si drejtor teknik i kombërave, që po e luan rolin e përzgjedhësit pas largimit të Michael Neesit, për këto dy ndeshje ka ftuar 24 futbollistë, gjashtë prej të cilëve janë nga Superliga e Kosovës.
Përgatitjet e Kosovës U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali, derisa ndeshjet ndaj Sllovenisë Kosova i luan më 25 mars si vendase dhe më 29 mars si mysafire.
Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë pozitën e pestë në Grupin G me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara. Grupi në fjalë gjithsej i ka 6 ekipe, ndërkohë që në krye të grupit është Republika Çeke.
Lista e të ftuarve është paraqitur në foton e mëposhtme: