STËRVITJA E FUNDIT SOT
Kosova U21 gati për Norvegjinë U21
31 August, 2017 @10:24
Shpresat e reprezentacionit, Kosova U21, është gati për ndeshjen e radhës, që për herë të parë do ta zhvillojë në prani të shikuesve vendas.
Sot në ora 17:00 Rafet Prekazi dhe Erdogan Celina do të japin udhëzimet e fundit për duelin e nesërm ndaj Norvegjisë U21 që zhvillohet në Adem Jashari të Mitrovicës, të premten me fillim në ora 19:00.
Shmangia e gabimeve dhe kundërsulmet - janë theksi kryesor i stërvitjeve disa ditore të përfaqësueses U21 këto ditë, ndërsa Trojan Maloku për shkak të lëndimit dhe Besfort Kolgeci për shkak të kartonëve nuk do të mund t’i ndihmojnë bashkëlojtarët në këtë përballje.