NË KAMPIONATIN DANEZ
Herolind Shala zyrtarizon klubin e ri
30 August, 2017 @14:20
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, që kësaj radhe nuk u ftua nga selektori Albert Bunjaki për shkak të mungesës së ndeshjeve të zhvilluara, Herolind Shala, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit danez, Lyngby.
Njoftimin për kalimin te Lyngby e ka bërë vetë lojtari përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka thënë se shpreson në një stinor të suksesshëm me ekipin në futbollin danez për të arritur objektivat e klubit.