JEREMY TOLJAN TE BORUSSIA DORTMUND
Reprezentuesi gjerman, zyrtarizohet te Dortmund
30 August, 2017 @13:06
Skuadra e Borussia Dortmundit para pak çastesh ka zyrtarizuar lojtarin e ri të saj në ekip.
Fjala është për mbrojtësin e përfaqësueses gjermane U21, Jeremy Toljan, që deri tash ka qenë pjesë e ekipit të Hoffenheimit në Bundesligë.
Toljan 23 vjeç, mbrojtësi 182 centimetra i gjatë, tërë karrierën e tij e ka kaluar te Hoffenheim, ndërsa me Gjermaninë U21 ka fituar Europianin këtë vit si dhe ka qenë finalist i Olimpiadës në Rio 2016.
I lindur në Stuttgart, Toljan ka nënshkruar kontratë me afat deri më 30 qershor të vitit 2022 me Dortmundin, që i ka kushtuar ekipit 5 milionë euro.