BENEDIKT HOWEDES TE JUVENTUS
Gjermani arrin te Juventus
30 August, 2017 @12:06
Mbrojtësi me përvojë, gjermani 29 vjeç, 187 centimetra i gjatë, Benedikt Höwedes, ka arritur sot në Torino për të finalizuar marrëveshjen me kampionin e Italisë, Juventus.
Juventus ka postuar në rrjete sociale momentin e arritjes së tani më ish-lojtarit të Schalkes, që do të kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë edhe zyrtarisht kontratën me bianconerët e drejtuar nga Massimiliano Allegri.
Schalke ka fituar 12 milionë euro dëmshpërblim nga shitja e tij në drejtim të Juventusit.
Höwedes është i aftë të luajë në çdo pozitë të mbrojtjes, ndërsa Juventus do t’ia ofrojë kontratën si huazim njëvjeçar me blerje në fund të stinorit.