NGA TETOVA
Shkëndija me mungesa, nis misionin e Kupës
Tekst: kfshkendija.com
30 August, 2017 @10:02
Skuadra “kuqezi” të mërkurën i nis garat në Kupën e Maqedonisë kur në kuadër të 1/16 së finales do të jetë mysafire e anëtarit të Ligës së Dytë të Maqedonisë, Gostivarit.
Ndeshja duhej të luhej më 16 gusht, mirëpo e njejta u shty për shkak se atë kohë Shkëndija kishte angazhime në play off të UEFA Europa League.
Trajneri Qatip Osmani sërish nuk do të mund të llogarisë në Ferhan Hasanin e lënduar, ndërsa Marjan Radeski dhe Ennur Totre janë grumbulluar me respektivisht me përfaqësueset A dhe U 21 të Maqedonisë.
Përballja Gostivari-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në orën 16:30.