AI VËZHGON
Panucci në radarin e De Biasit
30 August, 2017 @8:24
Tashmë është konfirmuar ulësja e Gianni de Biasit në Elbasan Arena për datën 2 shtator.
Trajneri legjendar i kombëtares shqiptare që u nda në qershor nga kuqezinjtë do të jetë i pranishëm në stadium për ndeshjen Shqipëria-Lihtenshtajni, kanë bërë të ditur mediat tiranase sot.
De Biasi do të ndjek nga afër punën e Christian Panuccit këto ditë dhe do të jetë i pranishëm edhe në ndeshje për të parë risitë që sjell italiani i ri i kombëtares shqiptare.
Dueli Shqipëria-Lihtenshtajni zhvillohet më 2 shtator në Elbasan, ndërsa pas kësaj, kuqezinjtë marrin rrugë për Strumicë të Maqedonisë ku më 5 shtator zhvillojnë duelin e radhës të Grupit G kualifikues për Kupë të Botës, Rusia 2018.