KEITA BALDE DIAO
I kërkuari i ekipeve italiane, zyrtarizohet te Monaco
29 August, 2017 @23:13
Sulmuesi i ri senegalez, Keita Balde Diao, është zyrtarizuar sonte si lojtar i ri i kampionit të Francës, Monaco.
Balde që mësoi futbollin në La Masia të Barcelonës shkoi në Itali, te Lazio në vitin 2011 ku u rrit si lojtar, duke u bërë edhe futbollisti që ka shënuar në moshë më të re aty, me 18 vjet e 8 muaj, që prej kohës së Marco di Vaios.
Balde Keita kërkohej nga disa ekipe italiane këtë verë, ku theksohej Milan, por tashmë ai është lojtar i ri i Monacos.
Në stinorin e fundit, Balde ka pasur mesatare të shkëlqyer të golave për moshën dhe ekipin ku ka qenë. Ai ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje të Serie A-së për biancocelestët, ndërsa për 30 milionë euro u bë lojtar i Monacos, që sot njashtu zyrtarizoi edhe malaziasin Stevan Jovetic.