RAFET PREKAZI
Prekazi: Vijmë duke u ngritur
29 August, 2017 @13:09
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi në deklaratën e tij dhënë për faqen zyrtare të FFK-së ka bërë të ditur se puna me shpresat e Kosovës po shkon mirë dhe tashmë mungesat e djeshme si Ardian Ismajli dhe Ardit Gashi pritet t’i bashkohen përfaqësueses.
“Kjo stërvitje më shumë ishte rigjenerim, por të gjithë futbollistët u angazhuan maksimalisht dhe treguan seriozitet në punë. Ky fakt na jep shpresë se jo vetëm për këto dy ndeshje që kemi para vetës, por në përgjithësi këta djemë kanë të ardhme të mirë. Normalisht, ende duhet përmirësuar disa gjëra si taktikisht ashtu edhe fitimin e përvojës, por hap pas hapi besoj se do të vijmë duke u ngritur,” ka thënë Prekazi.
Kosova U21 deri tash ka një fitore dhe një humbje në Grupin 5, ndërsa më 1 shtator luan me Norvegjinë U21 në Mitrovicë.