EKIPET SHKRUAJNË
Liverpool dhe Leipzig, zyrtarizojnë marrëveshjen
29 August, 2017 @9:26
Para pak çastesh, Liverpool dhe Leipzig, thuajse në të njejtën kohë kanë zyrtarizuar lajmin e shit-blerjes së futbollistit nga Guinea, Naby Keita. Derisa mediat që dje botuan njoftimin.
“Të kuqtë kanë arritur marrëveshje me klubin gjerman për mesfushorin 22 vjeçar që do të bëhet pjesë e ekipi pas fundit të këtij stinori,” ka bërë të ditur Liverpool në liverpoolfc.com.
Ndërsa vetë Keita për faqen zyrtare të Liverpoolit ka thënë:
“Tash kur të ardhmen e kam të qartë, do të fokusohem edhe më shumë në punën time të mbetur me RB Leipzigun, derisa për ekipin tim të ri do të mbetem një tifoz i madh nga distanca, derisa të jem aty edhe fizikisht.”
Leipzig në anën tjetër, ka lëshuar njoftimin në faqen e Facebookut ku ka shkruar: Naby Keita do të largohet nga RB Leipzig verën tjetër për t’iu bashkuar Liverpoolit në stinorin 2018/19. Deri atëherë, ai do të luajë për ne.