ZYRTARE
Keita te Liverpooli që nga korriku 2018
28 August, 2017 @17:08
Tashmë është arritur marrëveshja!
Naby Keita është konfirmuar si lojtar i Liverpoolit, mirëpo ai nuk do të kalojë te klubi nga ‘Anfield Road’ këtë verë, por verën e ardhshme.
Marrëveshja u kompletua për 48 milionë funte, ndërsa lojtari do të jetë në dispozicion të gjermanit Klopp që nga 1 korriku i vitit 2018 sipas marrëveshjes së arritur mes klubeve.