PREJ ELITËS MAQEDONE, DREJT TURQISË
Jasir Asani drejt Turqisë
28 August, 2017 @13:03
Mesfushori i kombëtares shqiptare, shkupjani Jasir Asani, pasi që ka ndërprerë kontratën me Pobedën e Maqedonisë, pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi.
Njoftimin e kanë dhënë mediat maqedonase dje dhe sot, duke bërë të ditur se Asani 22 vjeç ka interesim nga 4 skuadra të ligave të futbollit turk si: Elazigspor, Eskishehirspor, Alanyaspor dhe Balikesirspor.