PËRFAQËSUESJA
Bunjaki publikon listën për ndeshjen me Kroacinë dhe Finlandën
28 August, 2017 @11:19
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sot nëpërmjet një konference për shtyp ka bërë të ditur emrat e 22 futbollistëve të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e radhës që do të luhen në muajin shtator.
Risi në listën e Bunjakit është emri i mbrojtësit të Vorsklas, Ardin Dallku, dhe ai i Romës, Lirim Kastrati, derisa në përfaqësuese janë rikthyer Bajram Jashanica e Erton Fejzullahu.
Kosova do të luajë me Kroacinë më 2 shtator, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër Finlandës.
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini
Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Bajram Jashanica, Mërgim Vojvoda, Ardin Dallku, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Lirim Kastrati
Mesfushorët: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Besar Musolli, Bernard Berisha, Besar Halimi, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Donis Avdijaj, Milot Rashica
Sulmuesit: Erton Fejzullahu, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi