GJILANI-FERONIKELI

Ndahen pikët në derbin e ditës
27 August, 2017 @18:22
Dueli që u pa si derbi i së dielës në Superligë, ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit përfundoi pa fitues sot në Gjilan. Borozani.com
Vendasit të drejtuar nga trajneri Arbnor Morina befasisht kaluan në epërsi kur një krosimi të gjilanasve, kapiteni i Feronikelit Lulzim Doshlaku në tentim largimi e çoi topin në portë të vetë për epërsinë 1-0 të Gjilanit.
Kjo angazhoi Feronikelin që të kërkojë barazimin, ndërsa Gjilani shkonte përmes kundërsulmeve, ku kryesisht Isa Eminhaziri ndalej nga portieri i Niklit, Faton Maloku.
E pjesa e dytë nisi me gol. Mark Milicaj shënoi menjëherë me të nisur pjesëloja e dytë, për të barazuar rezultatin, 1-1.
Deri në fund të ndeshjes, përkundër se kishte raste nga të dyja palët, goli nuk erdhi dhe skuadrat që kishin deri tash nga një fitore në Superligë, ndanë pikët.