ARSIM THAQI
Thaqi: Po i përshtatemi Superligës
26 August, 2017 @21:09
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, ka bërë të ditur se ekipi i tij pas humbjes nga Drita në xhiron e parë të stinorit, dalëngadalë po stabilizohet në lojën e ekipeve të Superligës.
Ai ka theksuar se është tejet i gëzuar që ekipi i tij ka menaxhuar ndeshjen në mënyrën më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë, kur Anel Rashkaj mori në kontroll krejt lojën.
“Pas ndeshjes me Dritën, ishte një lloj presioni i vogël, sepse ndoshta publiku ka pritur më shumë nga ardhjet e që posedojnë cilësi, por iu duhet kohë për t’u përshtatur me nivelin e futbollit të Kosovës e ku sot në pjesën e dytë veç e pamë Rashkajn se si e stabilizoi lojën dhe e kishte gjithçka në kontroll, dhe jo vetëm, por në bazë të kësaj cilësie ne arritëm fitoren. Ishte ndeshje pak më e lehtë se që e kemi menduar, e kontrolluam ndeshjen, kemi mundur të shënojmë ende, por sidoqoftë jam i gëzuar që Prishtina tregoi se ka lojtarë cilësor dhe e menaxhon lojën ashtu siç duhet,” ka thënë Thaqi për faqen zyrtare të ekipit të tij, prishtinafc.com pas ndeshjes.
Fitorja me rezultat 2-0 e Prishtinës ndaj Flamurtarit, i ka sjellë tre pikët e para ekipit bardhekaltër këtë stinor, derisa llogaritet si favoriti kryesor për të marrë titullin kampion këtë stinor.