DRENICA - VËLLAZNIMI
Dajaku i jep 3 pikë Drenicës
26 August, 2017 @18:33
Me golin e vetëm të Taulant Dajakut, skuadra e Drenicës arriti të shënojë fitore në shtëpi duke e mposhtur skuadrën e rikthyer në Superligë, Vëllaznimin.
Ndeshja në përgjithësi kaloi me raste për të dyja skuadrat, ndërsa për t’u përmendur është fakti që të pranishëm në stadium ishin mbi 100 mijë shikues.
Dajaku golin e fitores e shënoi në minutën 50’ nga penalltia, derisa meritor për penalltinë e fituar ishte mbrojtësi drenicak dhe kapiteni i skuadrës, Sami Geci. Në anën tjetër, gjakovarët të cilët takimin e filluan pa Ardit Vokshin e Dardan Rogovën, rastin më të mirë të ndeshjes e patën në fundin e pjesës së parë, mirëpo Semir Zeneli u tregua i pasaktë nga një distancë tejet e afërt dhe rezultati mbeti i pandryshuar.