LIRIA - TREPÇA '89
Kampionja gjunjëzohet në Prizren
26 August, 2017 @18:21
Kampionja aktuale e Kosovës, Trepça ‘89, ka pësuar humbjen e parë të këtij stinori duke u mposhtur nga Liria e Prizrenit me rezultat minimal 1-0.
Që të dyja skuadrat treguan lojë atraktive dhe patën raste të shumta shënimi, mirëpo shikuesit e pranishëm nuk patën rastin të shohin më shumë se një gol.
Realizatori i vetëm ishte këmbëshpejti Mevlan Zeka, i cili shënoi në minutën 75’ nga penalltia, të cilën e kishte fituar zëvendësuesi Zenel Gavazaj pasi mbeti i shtrirë në tokë brenda zonës së rreptësisë.
TABELA AKTUALE
Liria në ndeshjen e ardhshme do të jetë mysafire e Prishtinës, kurse Trepça ‘89 e pret në shtëpi skuadrën e Drenicës.